Uncategorized
Njëqindfrangëshe false në Schaffhausen
Në qytetin e Schaffhausen-it është njoftuar sot për paraqitjen e kartmonedhave të falsifikuara të njëqind frangave. Në të vërtetë, me këto kartëmonedha janë bërë një numër pagesash të premten në katër shitore të ndryshme, por rasti është zbuluar sot.
Se paratë e përmendura kanë qenë të falsifikuara është parë vetëm më vonë, në kohën kur personat falsifikues ose ata që kanë blerë me këto kartëmonedha nuk mund të identifikoheshin më. Po ashtu kjo e vështirëson hetimin e mëtejmë rreth tyre.
Policia e Schaffhausen-it u rekomandon atyre që kanë të bëjnë me kartemonedha (kryesisht shitësve) që gjithmonë të shikojnë paraprakisht vërtetësinë e parave që marrin.
Deri më tash policia nuk ka mundur t`u bijë në gjurmë keqbërësve.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik










