Shkurt.ch
Njeriu anonim shpërndan zarfe me nga 100 dollarë
Një bamirës anonim i fsheh ato në kantiere pune, nën bankat e parkut ose edhe në shitore zarfet ku secilën herë janë të palosur nga 100 dollarë
Nëse keni menduar se kjo gjë ndodh vetëm në ëndërr, keni rastin të ndryshoni mendimin: në një vend në San Francisko mund të gjenden zarfe me nga njëqind dollarë brenda. Nga e premtja e javës së kaluar një bamirës anonim i fsheh ato në kantiere pune, nën bankat e parkut ose edhe në shitore zarfet ku secilën herë janë të palosur nga 100 dollarë. Ai pastaj përmes twitter-it trekgon se ku gjenden ato para saktësisht. Adresa e tij Account@HiddenCash ka tashmë 1130 mijë ndjekës dhe numri i tyre po vjen duke u shtuar me të madhe.
Por, gjetësit fatlumë të parave kanë edhe ca obligime: në zarf janë të shkruara udhëzimet se ai që ka gjetur paratë, duhet që të publikojë në konton e përmendur të twitterit fotografinë e vet me paratë e gjetura. Kjo sigurisht po respektohet dhe ata që hapin postën e personit të përmendur në të shohin vetëm fytyra të qeshura.
Deri më tash dhuruesi zemërgjerë ka shpërndarë 50 zarfe ose gjithsej 5000 dollarë. Por siç ka thënë për revistën “People”, ai dëshiron të japë qindra mijë dollarë. Mirëpo dëshira e tij është që të mos i dhurojë ato në mënyrë klasike. Më interesante i duket mënyra e tij spontane dhe origjinale. Po ashtu, ai parapëlqen që edhe më ttje të mbetet anonim.
Ajo çka ai tregon për veten është se bëhet fjalë për një tregtar me patundshmëri, të moshës 35-45 vjeçare, i cili gjatë viteve të fundit ka fituar shumë miliona “më shumë se që kam ëndërruar ndonjëherë”. Dhe, ai dëshiron që nga ky fitim të kthejë diçka mbrapa, pasi që shumë shokë dhe bashkëpunëtorë të tij “nuk kanë mundësi të kenë as edhe një shtëpizë modeste”.
Dhurimin spontan të të hollave ai e konsideron si njëfarë eksperimenti social, nga i cili dëshiron të ngrejë një lëvizje.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













