Lajme
Njoftim me rëndësi për qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani
Ambasada gjermane në Prishtinë ka dhënë sot informacione për qytetarët të cilët udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani.
Në këtë njoftim bëhet se ditur se nëse udhëtoni për në Gjermani dhe brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit keni qëndruar në Kosovë duhet të testoheni për COVID-19 dhe testet brenda 72 orëve pas hyrjes janë falas.
Nëse udhëtoni për në Gjermani dhe brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit tuaj keni qëndruar në Kosovë (apo në një vend tjetër të ashtuquajtur „rajon me rrezikshmëri të lartë“), Ju:
– Parimisht jeni të detyruar që pas hyrjes të vendoseni drejtpërdrejtë në vendbanimin/destinacionin tuaj në Gjermani,
– Pas hyrjes duhet të testoheni për Covid-19 (p.sh. në njërin nga qendrat e testimit në aeroport, në autostradë, ose përmes institucionit shëndetësor në vendin tuaj të qëndrimit/banimit) dhe
– Nuk keni të drejtë të dilni nga banesa/vendi i qëndrimit deri sa të dalë rezultati negativ i testimit.
Edhe më tej jeni të detyruar që pas hyrjes të lajmëroheni me e-mail, ose telefon në institucionin komptent, gjegjësisht, institucionin shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Udhëtarët, të cilët e kanë plotësuar dhe dorëzuar një kartelë të arritjes/zbritjes në aeroplan, autobus ose tren, nuk kanë nevojë të lajmërohen sërish pas hyrjes.
Secili që shkel këto detyrime, duhet të llogaris me gjoba të larta.
Testet brenda 72 orëve pas hyrjes janë falas.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














