Lajme
“Normaliteti i ri:” Frangu pritet të forcohet më tej kundrejt euros
Frangu sërish më i vlefshëm se Euro
Ekspertët financiarë parashikojnë se në terma afatgjatë, euro do të bjerë edhe më poshtë frangut, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, Daniel Kalt, kryeekonomist në UBS, pret një kurs këmbimi prej 97 cent (zvicerane) për një euro.
Ky zhvlerësim i atribuohet kryesisht diferencës së inflacionit midis eurozonës dhe Zvicrës: në prill, inflacioni ishte ende 7 për qind në eurozonë, kundrejt 2.6 për qind në Zvicër. “Nëse kjo diferencë vazhdon për një kohë të gjatë, euro do të vazhdojë të zhvlerësohet,” tha Kalt.
Raiffeisen Bank pret një zhvlerësim edhe më të madh. “Me të gjitha gjasat, kursi i euros do të vazhdojë të bjerë nën barazinë”, sipas ekonomistit të bankës Alexander Koch. “Gjatë vitit, ne kemi një parashikim prej 95 cent. Nëse kjo ndodh, një normë euro nën 1 frang do të bëhet normalja e re.”
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët Një funksion i ri në makinat e biletave të hekurudhave zvicerane (SBB), i prezantuar në shtator... -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it -
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë?











