Lajme
Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare në Merdar
Deri në këtë kohë kalimi i udhëtarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës për në Serbi ka qenë i bllokuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se qarkullimi në pikën kufitare në Merdar është rregulluar. Sipas informacioneve që ka Policia e Kosovës, pas orës 15, pala serbe ka filluar të lëshojë qytetarët e Kosovës të cilët kanë udhëtuar me letërnjoftime të Kosovës, bënë të ditur RTK.
15:33 – Autoritetet serbe nuk i lejuan qytetarët me dokumente të Kosovës
Zyrtarët e Policisë së Serbisë në pikën kufitare në Merdar u kanë thënë udhëtarëve se nuk mund të hyjnë më dokumente të Kosovës për shkak të problemeve në sistemin për regjistrimin e të dhënave.Kolonat e automjeteve, megjithëse në numër më të vogël, vazhdojnë të presin për të kaluar këtë pikë kufitare.
Shumë qytetarë të Kosovës, prej tyre shumiaca mërgimtarë kanë mbetur për disa orë me radhë në zonën neutrale mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare për shkak se autoritetet serbe nuk e lejuan disa herë të hyjnë në Serbi me dokumente të lëshuara nga institucionet e Kosovës.
Kurse Qeveria e Kosovës ka reaguar në Bruksel për pengesat që po u bën Serbia qytetarëve të Ksoovës për të qarkulluar.
Ndërsa, kreu i LDK-së Isa Mustafa është shprehur skeptik se marrëveshja për lëvizjen e lirë do të implementohet pasi kjo nuk ka kaluar përmes Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, përgjegjësinë për këtë që po u ndodh qytetarëve duhet ta marrin ata që e kanë bërë këtë marrëveshje.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












