Lajme
Norvegjezët dhe zviceranët, popujt më të lumtur në botë
Një sondazh i realizuar nga “Gallup International” tregon “Hartën e Lumturisë në Botë”
Studimi tregon se popujt më të lumtur në botë janë norvegjezët dhe zviceranët.
Shkallën më të lartë të lumturisë në botë prej 53 për qind e kanë tejkaluar evropianët. Në Evropë zviceranët e kanë arritur në 76 për qind, menjëherë pas norvegjezëve që janë në vendin e parë të listës së popujve më të lumtur me 77 për qind.
13 për qind e të anketuarve në botë kanë thënë të mos jenë të lumtur.
Nga fqinjët e Zvicrës, Gjermania radhitet në listën e popujve më të lumtur me 68 për qind, Austria me 52 dhe Franca 40 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në vendin e popujve të lumtur në botë me 33 për qind.
Hulumtimi tregon se zhvillimet negative në ekonomi nuk kanë ndikuar edhe në lumturinë e popujve.
Evropianët janë treguar të lumtur pavarësisht ekonomisë së brishtë që po mbretëron në vendin e tyre.
Me gjithë presionin ekonomik, spanjollët janë deklaruar 55 për qind të lumtur.
Sipas agjencisë hulumtuese “Gallup International”, për të caktuar shkallën e lumturisë kanë anketuar njerëz në 58 vende të botës me 52. 913 intervista. Sipas Gallup-it, në anketë janë përfshirë shumica e popullsive të botës. Sondazhi i hulumtuesve të Gallup-it përsëritet rregullisht çdo vit që nga viti 1977. /Albinfo.ch & Blick/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











