Lajme
Norvegji, sërish rrëshqet toka, tre të vdekur dhe shtatë të zhdukur
Mediat norvegjeze shkruajnë se tre njërëz janë vrarë dhe shtatë të tjerë besohet se janë zhdukur pasi një rrëshqitje dheu mori shtëpitë në një fasht në Norvegji, përcjell albinfo.ch.
Ekipet e kërkimet kanë kaluar ditët e fundit në kërkim të të mbijetuarëve të ndihmuar nga helikopterët dhe dronët të pajisur me kamera rreth 16 milje në very-lindje të Oslos.
Po ashtu, policia ka vendosur të mos ndalojë kërkimet, pavarësisht se homologët suedezë janë kthyer tashmë në shtëpi.
Një trup i dytë u gjet të shtunën pasdite, një ditë pasi u gjet i pari.
Vetëm një qen dalmat është shpëtuar i gjallë deri më tani.
Rrëshqitja e tokës është më e keqja në historinë moderne norvegjeze dhe ka shkaktuar valë tronditëse në vendin nordik.
Policia publikoi emrat dhe datat e lindjes së 10 personave që fillimisht u raportuan të zhdukur, duke përfshirë një vajzë dyvjeçare.
Zyrtarët nuk i kanë identifikuar ende dy kufomat e gjetura.
Fotografitë dhe pamjet video treguan skena dramatike të ndërtesave të varura në buzë të luginës, rreth 2.300 metra të gjatë dhe 1.000 metra të gjerë.
Të paktën nëntë ndërtesa me mbi 30 apartamente u shkatërruan.
Operacioni i shpëtimit po pengohet dhe nga numri i kufizuar i orëve të dritës, frika e erozionit të mëtejshëm të tokës dhe toka e brishtë në vend, e cila nuk ka gjasa të mbajë peshën e pajisjeve të shpëtimit, përfshirë një automjet të rëndë të huazuar nga ushtria.
Më shumë se 1.000 njerëz janë evakuuar dhe zyrtarët thanë se deri në 1.500 njerëz mund të zhvendosen nga zona për shkak të frikës nga rrëshqitjet e mëtejshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












