Futboll

Norvegji-Zvicër, pa gola e pa shumë emocione

Ka përfunduar pa gola miqësorja mes Norvegjisë e Zvicrës

Miqësorja ndërmjet Norvegjisë dhe Zvicrës ka përfunduar pa gola në Oslo, shkruan albinfo.ch.

Ndeshja kishte pak emocione e pak raste. Ardon Jashari luajti në pjesën e parë, kurse Granit Xhaka është i lënduar.

Zvicra ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, që zhvillohet gjatë verës në SHBA, Kanada dhe Meksikë.