Lajme
Nuk do të ketë tatim të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë
Një marrëveshje e tillë eshtë nënshkruar sot në Prishtinë nga ministrat e financave, Bedri Hamza dhe Zoran Stavrevski
Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshjen për shmangien nga tatimi i dyfishtë, që parasheh eliminimin e tatimeve, siç janë tatimit në fitim të korporatave, tatimit në fitim të ardhurave individuale dhe tatimit në pronë, raportojnë mediat në Prishtinë.
Marrëveshja e nënshkruar në Prishtinë nga ministrat e financave, Bedri Hamza dhe Zoran Stavrevski, u mundëson qytetarëve të dy vendeve të mos paguajnë dy herë tatim në të ardhura dhe fitimin e realizuar.
Hamza dhe Stavrevski thanë se presin që marrëveshja t’i rritë investimet, ta zgjërojë këmbimin tregtar, t’i zhvillojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ta përmirësojë klimën e biznesit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











