Lajme
Nuk ka dyfishim të mandatit të presidentit
Kmisioni i rekomandon parlamentit që të mos e shqyrtojë fare një propozim të tillë të bërë nga qeveria
Komisioni për politikë i Këshillit Nacional (Dhomës Nacionale të Parlamentit) ka votuar me shumicë kundër ndryshimit të sistemit të sotëm të qeverisjes në Zvicër. Me këtë, komisioni i përmendur ka hedhur poshtë kërkesën e Qeverisë (Këshillit Federal) që mandati i presidentit të federatës, nga një vit sa është tash, të zgjatet në dy vite.
Kështu, komisioni i rekomandon dhomës së përmendur te parlamentit që të mos e shqyrtojë fare propozimin e bërë nga qeveria.
Po ashtu janë hedhur poshtë edhe disa propozime të bëra nga mesi i vetë anëtarëve të komisionit për politikë. Mes tjerash, shumica në komision është shprehur kundër propozimit që qeveria të përbëhet nga 9 anëtarë ose ministra (nga 7 sa ka tash).
Me hedhjen poshtë të këtij ndryshimi, po rrezikohet edhe projekti i “Reformës së udhëheqjes së shtetit”, me të cilën po merren tash 10 vjet parlamenti dhe qeveria.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











