Shkurt.ch
Nuk ka para për “pushimin e lehonisë” të meshkujve
Trajtimi i ndryshëm ligjor i femrave dhe i meshkujve nuk orientohet kundër barazisë gjinore, kur ka për bazë dallimet funksionale dhe biologjike
Meshkujt nuk kanë të drejtë të kërkojnë të paguhen gjatë pushimit me rastin e lindjes së fëmijës. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, duke iu përgjigjur një babai nga Berna.
Pas lindjes së vajzës, në vitin 2012 ai kishte kërkuar pagesë për gjashtë javë pushim të “atësisë”. Pasi që kjo i ishte refuzuar, ai kishte bërë ankesë me arsyetimin se po ndjehej i diskriminuar nga aspekti gjinor. Sipas tij, favorizimi i femrave me rastin e pagesës së pushimit të lehonisë bie në kundërshtim me Kushtetutën Federale dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ai në kërkesën e tij ka argumentuar më tutje se gjashtë javët e fundit që u paguhen nënave me fëmijë të porsalindur nuk kanë të bëjnë me arsye biologjike por sociale. Për këtë arse do të duhej që edhe etërit të kenë të drejtë pagese të pushimit të atësisë.
Por, gjyqtarët nga Lozana nuk janë pajtuar me argumentimin e tij për diskriminim të meshkujve. Sipas tyre, e drejta për pagesë para dhe pas lindjes është kufizuar qëllimisht vetëm për nënat. Trajtimi i ndryshëm ligjor i femrave dhe i meshkujve nuk orientohet kundër barazisë gjinore, kur ai bazohet në dallimet funksionale dhe biologjike, thuhet në komunikatën e Gjykatës Federale të Zvicrës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?











