Lajme
Nuk ka rritje pensionesh, thotë Kuvendi
Kuvendi i Kosovës i ka shuar shpresat e pensionistëve për rritje të pensioneve, bazuar në rekomandimet që ka bërë Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, i cili kishte kërkuar që kjo rritje të jetë 60 për qind e pagës mesatare në vend.
Deputetët, me një shumicë të ngushtë votash, 47 kundër, 43 pro e me një abstenim, e kanë refuzuar kërkesën e Komisionit për të Drejta të Njeriut për rritje të pensioneve, në bazë të së cilës pensionistët kontributdhënës do të merrnin afro 170 euro pensione në muaj.
Kjo është vlera e 60-përqindëshit të pagës mesatare në Kosovë, e cila llogaritet të jetë rreth 290 euro, bazuar në të dhënat e fundit të Entit të Statistikave të Kosovës.
Ky refuzim ka ndodhur pas një debati të gjatë, prej disa orësh në Kuvend, i cili u përcoll me tone të ashpra, ku janë adresuar kritika për Qeverinë dhe për kryeministrin Thaçi, i cili është quajtur mashtrues dhe njeri që nuk i mban premtimet.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











