Lajme
Nuk na duhet islami i importuar
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj e konsideron të rrezikshme importimin e një islami tjetër në Kosovë
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është deklaruar kundër infiltrimit të rrymave të reja islame në Republikën e Kosovë. Ai ka thënë se rrymat e ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta bartin në jetën publike kosovare, mund të paraqesin rrezik për shtetin kosovar.
Kështu ka thënë ministri Hoxhaj në një intervistës dhënë gazetës “Zëri”. Ai kërkon nga Ministria e Brendshme dhe nga ministritë tjera, që të jenë më të vëmendshëm ndaj këtyre strukturave.
“Këtë se çfarë unë po e them para jush e kam ngritur edhe në takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës janë evropianë, prandaj Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin ndryshe.
“Unë mendoj që sekularizmi është një vlerë e shenjtë e shtetit të Kosovës, edhe në të kaluarën, dhe përmes akteve konkrete’, deklaron Hoxhaj.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane













