Shkurt.ch
Nuk ndalohen celularët për azilkërkuesit kriminelë
Qeveria: "Ai që dëshiron të kryejë një delikt, vështirë se do të heq dorë nga kjo vetëm nga fakti se nuk posedon telefon mobil"
Grupi parlamentar i SVP-UDC-së në Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit ka kërkuar që t`u ndalohet posedimi i telefonave mobilë, laptopëve, tabletëve dhe aparateve të ngjashme azilkërkuesve të kriminalizuar.
“Autoritetet e dinë fare mirë se përmes mjeteve të tilla të komunikimit, personat në fjalë kanë mundësi që pa u vënë re të komunikojnë për kryerjen e veprave kriminale. Për këtë arsye një ndalim i tyre do të ishte hap në drejtim të duhur”, ka shkruar SVP në mocionin e saj.
Por, ndryshe mendon qeveria e kantonit. Sipas saj, “ndalimi i aparateve të komunikimit mobil nuk është masë efikase për të vepruar kundër azilkërkuesve kriminelë”.
Ndonëse telefonët mobilë përdoren shpesh në rastet e delikteve, sipas qeverisë, nuk ka mundur të konstatohet ndonjë lidhje në mes të pasjes së një telefoni të tillë dhe numrit të delikteve që kryhen. Ai që dëshiron të kryejë një delikt, vështirë se do të heq dorë nga kjo vetëm nga fakti se nuk posedon telefon mobil.
Prandaj, shprehet e prerë qeveria “nuk mund të presim ndonjë efekt frikësues nga ndalesa e mjeteve të komunikimit, si telefonët mobilë etj”.
Veç kësaj, sipas qeverisë, një ndalesë e tillë do të ishte e pazbatueshme edhe nga ana praktike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) shkurtoi 83 vende pune në përpunimin e azilit në fillim të... -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën












