Lajme
Nuk pritet rezultat pozitiv nga KE
Ekspertët e integrimeve evropiane mendojnë se Raporti i Progresit për Kosovën sivjet do të jetë negativ, pasi që Kosova nuk i ka përmbushur as rekomandimet e vitit të kaluar
Komisioni Evropian me 8 tetor do ta publikoj Raportin e Progresit për Kosovën, ndërsa ekspertët e integrimeve evropiane, nuk po presin diçka pozitive, pasi që institucionet e Kosovës, siç thonë ata, nuk kanë arritur t’i përmbushin rekomandimet që KE i ka dhënë një vit më parë.
Në tetor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian iu kishte rekomanduar autoriteteve në Prishtinë që të përmbyllin reformën zgjedhore, reformën administrative e publike, të fuqizojnë institucionet e pavarura në fushën e rendit dhe ligjit, etj.
Në të gjitha këto çështje, Kosova sipas njohësve të integrimeve evropiane, ka çaluar. Madje reformat në fushat e përmendura nuk janë është bërë, ndërkohë zgjedhjet e 8 qershorit janë mbajtur pa reformë zgjedhore.
“Reforma nuk është bërë, por, megjithatë, kemi pasur zgjedhje të mira. Mbase reforma e administratës publike është pika më e dobët, për shkak se, jo vetëm që nuk është vazhduar me reformë, por administrata publike ka vazhduar të degradoj edhe më tutje”, ka thënë eksperti i integrimeve, Shenoll Muharremi.
Mendim të ngjashëm ka edhe profesori i të Drejtës evropiane, Avni Mazreku.
Duke folur për REL, ai thotë se të gjithë faktorët politik ishin pajtuar që të merren me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe rrjedhimisht, të mos merren fare me reformën zgjedhore.
Ndërkaq, reforma e administratës publike, sipas tij, nuk ka qenë sfidë vetëm e këtij viti, por që nga viti 2008, kur Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj.
“Në qoftë se e marrim çështjen e reformës zgjedhore, Kosova nuk e ka përmbushur këtë sfidë, të identifikuar nga Raporti i Progresit. Në reformën e administratës publike, në vazhdimësi, institucionet e Kosovës dhe ata që kanë qeverisur me Kosovës, kanë dështuar”, tha Mazreku.
Prishtina zyrtare, sipas tij, nuk ka dështuar që nuk e kanë njohur këtë problem, por kanë dështuar vetëm si rezultat i mungesës së vullnetit politik, sepse administrata publike, siç tha Mazreku, është përdorur si instrument, si mekanizëm, për t’i akomoduar militantët partiak.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










