Uncategorized
Nuk vjen fluksi i madh i pritur i refugjatëve në Zvicër
Ndërkohë që policia në pikën e hyrjes nga Austria ne Zvicër, në stacionin hekurudhor të qytetit Buchs (Kantoni St. Gallen) ishte përgatitur për një fluks të madh të refugjatëve nga Hungaria, një tren i ardhur ka sjellë gjithsej 4 refugjatë sirianë.
Policia njofton se, siç transmeton 20minuten.ch nga vendi i ngjarjes, treni i pritur “Wiener Walzer” i nisur nga Hungaria është ndaluar në Austri për t`u kontrolluar. Disa nga refugjatët janë bartur nga ky tren në një tren tjetër të rregullt me të cilin janë rrugës për në Buchs, Zvicër. Kjo është arsyeja përse policia tashmë pret se numri i të ardhurve do të jetë dukshëm më i ulët se që ishte menduar.
Gjithsej 10 veta pritet të vijnë me këtë tren kështu që “invazion” refugjatësh njëherë për njëherë nuk duket se do të ketë.
Agjencitë e lajmeve njoftojnë po ashtu se sot paradite autoritetet hungareze kanë ndaluar udhëtimin e refugjatëve nga Budapesti me trena drejt perëndimit. Kjo ndalesë thuhet të vlejë “deri në urdhrin e ardhshëm”, ndërsa refugjatët protestojnë të revoltuar në stacionet hekurudhore për faktin se kanë paguar biletat e rrugës e tash u ndalohet të udhëtojnë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











