Shkurt.ch
Numër i madh i azilkërkuesve të mitur pa prindër
Kurrë më parë nuk kanë qenë më shumë fëmijë azilkëkues që kanë kërkuar shpëtim në Zvicër pa prindërit e tyre. Në shtatë muajt e parë të 2015-ës, autoritetet kanë regjistruar deri më tani984 të mitur të pashoqëruar. Kjo është tashmë më shumë se në gjithë vitin 2014.
984 azilkëkuesit e mitur kanë udhëtuar të pashoqëruar në Zvicër. Kjo dëshmohet nga raportet e publikuara nga Sekretariati Shtetëror për Migrim. Kështu numri i azilkërkuesve të vegjël është aq i lartë sa kurrë më parë.
Rreth dy të tretat e kanë origjinën nga Eritreja – pothuajse të gjithë janë meshkuj. Shumica e tyre kanë ikur nga shërbimi ushtarak ose trajtim arbitrar në vendin e origjinës.
Për shumë vjet numri i të miturve, të cilët kishin ikur pa prindër nga shtëpitë e tyre në Zvicër nuk kishte regjistruar rritje të madhe. Një rritje e vogël ishte në vitin 2014. Brenda një viti numri i të ashtuquajturve „UMA” të saporegjistruar pothuajse ishte dyfishuar në rreth 800.
“Kjo është një sfidë e madhe për kantonet që duhet të ofrojnë strehim të mjaftueshëm për azilkërkuesit e mitur të pashoqëruar”, thotë politikani Susanne Hochuli nga Argaur.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












