Shkurt.ch
Numri i azilkërkuesve nga Ballkani, sa ai nga Iraku e Siria
Vetëm nga Kosova, Serbia e Mali i Zi kanë qenë 40.400 persona që kanë shfrytëzuar ndihmat për azilkërkues
Të dhënat më të reja të Entit Federal për Statistika, tregojnë se numri i shfrytëzuesve të ndihmave për refugjatë po shënon rritje për të katërtin vit me radhë. Në vitin 2013 veta kanë qenë 225 mijë që kanë shfrytëzuar ndihma të tilla, në para ose në triska, që është për një të tretën më shumë se një vit më parë.
Vetëm nga vendet e ish Jugosllavisë, gjegjësisht nga Kosova, Serbia e Mali i Zi kanë qenë 40.400 persona që kanë shfrytëzuar këto mjete. Ndërsa nga vatrat aktuale të krizës si Afganistani, Iraku dhe Siria, marrë së bashku kanë qenë 42.300 sish.
Kuota e njohjes së azilit në Gjermani gjatë vitit që shkoi ka qenë më e larta e shënuar gjatë disa viteve të fundit. Në tremujorin e dytë të këtij viti pothuajse çdo i treti azilkërkues (29.2 për qind) ka fituar azilin, shkruan gazeta “Frankfurter Rundschau”. Ndërsa në tremujorin e parë ky status u ishte njohur 23.9 për qind të personave që kishin kërkuar azil.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










