Shkurt.ch
Numri i të infektuarve me HIV, megjithatë po zvogëlohet
Rritja e numrit të të infektuarve gjatë vitit të kaluar lidhej vetëm me numrin e personave te të cilët është diagnostifikuar Hiv-i, por deri atëherë nuk i ishin nënshtruar testimit
Një njoftim i publikuar ditë më parë kishte shkaktuar habi në opinionin zviceran. Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2012 numri i të infektuarve me HIV ishte shtuar për 15 për qind. Dhe kjo, në një kohë kur, për disa vite me radhë ishte shënuar trend i zvogëlimit të këtij numri. Por një studim i publikuar të shtunën ka sjellë qartësi në këtë mes.
Rritja e regjistruar e numrit të të infektuarve në statistikat e vitit të kaluar nuk lidhet me shtimin e infeksioneve të reja. Ai ka të bëjë vetëm me numrin e personave te të cilët është diagnostifikuar Hiv-i, të cilët e kanë bartur atë për një kohë të gjatë në trup por deri më tash nuk i janë nënshtruar testimit. Dhe, më e mira në këtë lajm është se numri i të infektuarve të rinj vazhdon të jetë në rënie, si te homoseksualët ashtu dhe te heteroseksualët, konstaton studimi.
Pietro Vernazz, kryetar i Komisionit Federal për Shëndet Seksual (EKSG) thotë se ky trend është rezultat i strategjisë së intensifikuar të preventivës që është udhëhequr vitet e fundit. Ne synonim të parandalojmë infektimet e reja dhe të zbulonim në mënyrë më efikase infektimet e vjetra. Dhe në fakt kanë ndodhur që të dyja”.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore











