Lajme
Numri më i madh i azilkërkuesve nga Serbia
1400 qytetarë të Serbisë kanë kërkuar statusin e azilit, kryesisht azil politik dhe ekonomik në Gjermani
Sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, numri më i madh i azilkërkuesve nga Ballkani është nga Serbia, me ç`rast mbi 1400 qytetarë të saj kanë kërkuar statusin e azilit, kryesisht azil politik dhe ekonomik.
Autoritetet gjermane kanë theksuar se qytetarët e Serbisë, kryesisht nga rajoni jugor janë në numër më të madh pas atyre afgan, që kërkuan statusin e azilit në kuartalin e parë të vitit 2012.
Sipas raportit të autoriteteve në Berlin, Kosova dhe Maqedonia radhiten në vendin e tetë dhe dhjetë për nga numri i azilkërkuesve. Shifra e saktë e azilkërkuesve nga Maqedonia në kuartalin e parë ka qenë rreth 370 azilkërkues, ndërsa nga Kosova mbi 380, transmeton INA.
Nga ana tjetër, Gjermania gjatë tremujorshit të parë të këtij viti 125 shtetasve të huaj i ka dhënë të drejtën e azilit politik, ndërsa 1800 të tjerëve statusin e personave refugjatë. Për 553 të huaj, kryesisht aplikues nga vendet e Ballkanit është dhënë urdhri i deportimit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










