Lajme
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ndan mirënjohje për afaristin Fehmi Fetahi
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) të martën ka mbajtur gala mbrëmje me anëtarët e saj nga shtatë rajonet e vendit, njofton albinfo.ch.
Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, njëkohësisht edhe afarist i suksesshëm, është nderuar me një mirënjohje nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.
Puna e resorit gjigant, Vali Ranch Resort & Congress Center, profesionalizmi, mikpritja, cilësia dhe shërbimi, janë vetitë që pa dyshim e karakterizojnë këtë resort, ku edhe e bënë të dallohet nga të tjerët.
Pas një sezoni fantastik të verës, Oda e Hotelerisë dhe e Turizmit ndan mirënjohje për resorin Vali Ranch, konkretisht pronarin e saj, Fehmi Fetahi.
Presidenti Fehmi Fetahi shprehet i lumtur për këtë, ku mes të tjerash tha: “Kur njeriu punon, atëherë përfiton”.
– Jam i lumtur që me punë dhe angazhim maksimal po shpërblehemi, së pari, i falënderoj të gjithë klientët tanë që na qëndruan besnikë edhe këtë vit, ku kemi një rritje të fuqishme të punës, por gjithashtu e falënderojmë Odën e Hotelerisë dhe Turizmit për përkrahjen! Ne do të vazhdojmë me përkushtim dhe prioritet në synimet tona, në zhvillim dhe rritjet edhe të stafit dhe objekteve!
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













