Shkurt.ch
OECD: Shëndetësia zvicerane e mirë, por e shtrenjtë
Njerëzit në Zvicër jetojnë mesatarisht më gjatë se në shumë vende të tjera. E kjo vjen edhe si rezultat i performancës së sistemit tonë shëndetësor, thotë Stefan Kapferer nga OECD. Megjithatë, sistemi shëndetësor mbetet gjithashtu shumë i shtrenjtë.
Raporti i ri shëndetësor i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) thotë se shpenzimi zviceran shëndetësor është në mënyrë disproporcionale më i lartë në krahasim me shtetet e tjera. Stefan KAPFERER, zëvendëssekretar i përgjithshëm i OECD-së, thotë se dendësia e lartë e mjekëve dhe furnizimi i mirë mund të jetë një problem për shkak të strukturës së financimit në Zvicër.
“Zvicra ka një model që është i bazuar në një nivel të lartë të bashkëfinancimi nga një i siguruar”, shpjegon KAPFERER. Prandaj duhet mbajtur një sy në familjet me të ardhura më të vogla.
Do të thotë se Zvicra ka të theksuar kostot mjekësore dentare, por ka edhe koston e lartë farmaceutike.
Në vitin 2013 shpenzimet farmaceutike për banor arritën 666 dollarë. Bëhet fjalë për rreth një e treta mbi mesataren e OECD-së.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











