Bota
OKB dënon ‘misionin paqeruajtës’ të Rusisë
"OKB-ja mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht"
Kombet e Bashkuara (OKB) dënojnë dërgimin e trupave ruse në Ukrainën lindore në kuadër të atij që Rusia e quan “mision paqeruajtës”. OKB-ja mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, ka thënë Rosemary DiCarlo, shefe e departamentit të çështjeve politike të OKB-së, shkruajnë mediat ndërkombëtare
Rreziku i një “konflikti të madh” ekziston dhe duhet të parandalohet.
Një numër vendesh kishin kërcënuar më parë me pasoja kundër Rusisë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Asnjë nga anëtarët e organit më të fuqishëm të OKB-së nuk ka mbështetur urdhrin e Moskës për të dërguar trupa në vendin fqinj në në takimin urgjent në Nju Jork natën e të hënës (sipas orës lokale).
SHBA i sheh veprimet e Rusisë si hapin e parë drejt një pushtimi në shkallë të plotë. Rusia ndërkohë fajësoi Ukrainën dhe kërcënoi me “pasoja jashtëzakonisht të rrezikshme”. Partnerja e Moskës, Kina, është shprehur dukshëm e rezervuar dhe ka kërkuar zgjidhje paqësore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët Një funksion i ri në makinat e biletave të hekurudhave zvicerane (SBB), i prezantuar në shtator... -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it -
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë?










