Lajme
OKB merr kërkesën për hetim
OKB-ja ka marrë propozimin e Serbisë për hetime, lidhur me dyshimet për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë
Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, e ka marrë propozimin e Serbisë për hetime, lidhur me dyshimet për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë, raporton agjencia beogradase Beta, transemton Radio Evropa e Lirë.“Mund ta vërtetoj se e kemi marrë këtë letër. Ajo do të publikohet si dokument zyrtar i Këshillit të Sigurimit”, tha Vanina Maestraqi, nga Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.Megjithatë, ajo nuk ka mundur të precizojë se kur eventualisht Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta ketë në rend të ditës këtë kërkesë.Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, më 19 të këtij muaji, ka deklaruar se sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i ka dërguar një letër, në të cilën propozon zhvillimin e hetimeve nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë qëndrimit në Beograd, tha se Moska “e mbështet në tërësi këtë iniciativë të Serbisë”.Në raportin e zviceranit Dik Marti, raportues i Këshillit të Evropës, ish-pjesëtarët e UÇK-së, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohen për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












