Lajme
Opozita artistike
Nga e marta, në Berlin po qëndron e hapur ekspozita personale e Rrezeart Galicës
Artisti Galica është i ftuar nga shoqata südost Europa Kultur (Kultura e Evropës Juglindore).
Nuk ishte e rastësishme që ekspozita u ndoq nga mysafirë të fushave të ndryshme, si politika, ekonomia dhe arti, sepse Galica preokupohet prej disa vitesh me stagnimin dhe depresionin politik që mbretëron në Kosovë. Punimet e tij janë qëndrime të qarta dhe ato kanë mundur të shihen edhe në demonstratat e mbajtura në Kosovë, si slogane të opozitës.
Regjimi i vizave dhe prostitucioni bëjnë pjesë në realitetin e vrazhdë të shoqërisë së re kosovare. Prania ndërkombëtare, sipas Galicës, ka pasur ndikim të madh në fenomenet e tilla. Këtë e tregon edhe vepra “EUSEX” (Europian Union Rule of Sex Mission). Që është një aludim i qartë për EULEX-in (European Union Rule of Law Mission).
Punimet e tij janë provokuese dhe kuptimplota. Përmbajtja dhe kuptimi i punimeve të tij mund të jenë edhe të diskutueshme por pikërisht kjo e bën ekspozitën të vlefshme për tu shikuar.
Për të gjithë ata që nuk duan të udhëtojnë shumë larg, Rrezeart Galica planifikon ekspozita edhe në vende tjera të Evropës.
© Rrezeart GALICA – GIQI: Pushtimi i mediave, 2009
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla













