Lajme
Organizimi i zbehtë për festimin e pavarësisë
Organizimi i zbehët për festimin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës. Koncentrimi i madh i partive për formimin e koalicionit qeverisës, ka bërë që institucionet të lënë anash pak organizimin e festës së pavarësisë.
Drejtuesit e Lëvizjes “FOL”, thanë se mungesa e institucioneve do të reflektojë veçmas në prag të përvjetorit të tretë të shpalljes së pavarësisë së vendit, duke përçuar mesazhe jo të mira për ndërtimin e demokracisë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Kosovë.
Ndërkohë, i vetmi organizim shtetëror për shënimin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës është një ceremoni që Presidenca e quan shtetërore në Hotelin Grand në darkën e 16 shkurtit.
Zëdhënësi i Presidencës, Fehmi Mehmeti, thotë se me rastin e trevjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, organizon ceremoninë shtetërore të shënimit të trevjetorit të shpalljes së pavarësisë.
“Në këtë ceremoni janë ftuar që të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, kori diplomatik i akredituar në vendin tonë, përfaqësues të partive politike, personalitete të shquara të vendit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medieve”, ka thënë ai.
Pos kësaj në të gjitha komunat e vendit do të organizohen koncerte dhe ekspozita të ndryshme. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës me rastin e 3-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë ka organizuar dy ekspozita: Ekspozita e fotografive të 17 shkurtit 2008, Dita e Shpalljes së Pavarësisë të autorit Adnan Ruhani dhe Ekspozita e pikturave, skulpturave, grafikave dhe dizajnit të studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës të autorëve Refki Raci, Valdrin Seniku, Besart Smakiqi, Besnik Hasanaj, Ilir Krasniqi etj.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se krijimi i koalicionit ka ndikuar që Kryeministria të mos mund të organizoj një eveniment për tre vjetorin e pavarësisë. Ai ka njoftuar se me 17 shkurt filarmonia e Kosovës do të mbajë koncert të organizuar nga Ministria e Kulturës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










