Lajme
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut
Bllokim total në Lötschberg pas ortekut
Një ortek ka mbuluar rrugën kantonale që çon drejt Autoverladit të BLS-së në tunelin e Lötschbergut, duke shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të qarkullimit rrugor dhe hekurudhor, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton kompania BLS në faqen e saj zyrtare, transporti i automjeteve me tren ndërmjet Kanderstegut dhe Goppensteinit është pezulluar. Po ashtu, edhe SBB ka konfirmuar se në linjën Frutigen – Brig, qarkullimi i trenave është i kufizuar në segmentin ndërmjet Goppenstein dhe Hohtenn.
Policia Kantonale e Valais-it ka bërë të ditur se alarmi është pranuar në orën 11:40, pasi një ortek ka rënë në rrugën kantonale pranë galerisë Rotlaui. Ekipet e mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugëve ndodhen tashmë në terren dhe po vlerësojnë situatën.
Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që persona të jenë prekur nga orteku. Rruga mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërkohë që edhe qarkullimi i trenave është ndërprerë përkohësisht, sipas BLS-së.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të shmangin zonën dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për zhvillime të mëtejshme. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore











