Lajme
OSBE: Gratë janë viktima të dhunës në Kosovë
Shifrat zyrtare të policisë tregojnë se të gjitha viktimat e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë janë gra
Gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës dhe një nga grupet më të margjinalizuara në Kosovë, ka thënë shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, njofton Radio Evropa e Lirë.
Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas, Almhofer ka vënë në pah se shifrat zyrtare të policisë tregojnë se të gjitha viktimat e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë janë gra. “Gjatë nëntëmujorit të këtij viti, janë raportuar 620 raste të dhunës në familje, nga të cilat 95 % janë gra.
Dhuna kundër femrave është një pengesë e madhe dhe me ndikim për shoqërinë, që nuk duhet më të tolerohet”, ka thënë Almhofer. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të implementojnë Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












