Lajme
OSBE:Arrihet marrëveshje për zgjedhjet serbe
OSBE konfirmon arritjen e marrëveshjes për rolin lehtësues në organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë
Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh zëvendëskryeministër i Irlandës, Imon Gilmor ka mirëpritur këtë marrëvshje, derisa ka sqaruar se vetë ai ka qenë në kontakt me palët e përfshria, por pa I specifikuar ato.
“Mirëpres marrëveshjen që është arritur sot sa i përket rolit lehtësues të misionit të OSBE-së në Kosovë për (organizimin) e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë. Në ditët e fundit, unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me palët e përfshira, së bashku sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier, për t’i inkurajuar ata që të ndërmarrin një qasje pozitive”, ka thënë përmes njoftimit për media të OSBE-së, Gilmor, thuhet nw kumteswn e OSBE-sw
“Është thelbësore që zgjedhjet të mbahen sipas marrëveshjes së arritur dhe duke respektuar plotësisht rolin e OSBE-së”, ka thënë ai.
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier tha se tashmë “OSBE ka nisur përgatitjet për organizimin e qendrave të votimit për t’iu mundësuar votuesve në Kosovë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje.”
“I bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga provokimet dhe të lejojnë që votimi të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore”, ka thënë Zanier.
Zgjedhjet lokale, presidenciale dhe parlamentare të Serbisë mbahen më 6 maj.
Autoritetet kosovare kanë lënë të kuptohet se duke marrë për bazë parimin e dyshtetësisë, serbët e Kosovës mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, por jo edhe për ato lokale, të cilat politikanët serbë të veriut këmbëngulin që t’i mbajnë./albinfo.ch&ReL/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?











