E-Diaspora
Osman Osmani sërish bëhet deputet i kantonit Schaffhausen
Këshilltari edhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar të Zvicrës, Osman Osmani për herë të dytë do të bëhet deputet në Parlamentin kantonal të Schaffhausen-it.
Lajmin e ka konfrimuar për albinfo.ch nga Prishtina vet Osman Osmani.
Deputeti i parë kantonal shqiptar i zgjedhur në Zvicër, Osman Osmani do ta zëvendësojë deputetin e tërhequr kantonal të Partisë Socialdemokrate të Schaffhausenit, pedagogun Daniel Fischer.
Osmani është shprehur i gatshëm të riangazhohet përsëri në politikën zvicerane me Partinë Socialdemokrate të Zvicrës
„.Do të merrem ndër të tjera me tema të politikave të migracionit dhe fuqizimit të pjesemarrjes së migranteve në jeten politike“, tha Osman Osmani.
„Sigurisht se do të angazhohem edhe në komisione parlamentare si ato të çeshtjeve sociale, shendetesore apo edhe arsimore“, thotë në një pronocim për albinfo.ch Osman Osmani
Osmani ishte edhe ansamblesit në qytetin e Schaffhausen-it në periudhën 2013-2016, por ishte tërhequr për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e kaluara për Parlamentin e Republikës se Kosovës.
Në zgjedhjet për Asamblenë Komunale të këtij qyteti, Osman Osmani ka qenë i vetmi shqiptar që ka kandiduar dhe ka fituar zgjedhjet.
Ai me Lëvizjen Vetëvendosje nuk kishte arritur të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës.
Osman Osmani ka qenë shqiptari i parë në Zvicër që ka fituar disa vite më parë, një vend deputeti në një parlament kantonal, gjegjësisht në vitin 2006, në Parlamentin e Kantonit Schaffhausen. Osmani është sekretar nacional për migracion në sindikatën „Unia“. Në “UNIA” është përgjegjës edhe për Evropën Juglindore.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027












