Kosova
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih
Osmani anulon udhëtimin për në Munih, fokus në zhvillimet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Sipas këshilltarit për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, vendimi është marrë për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillimet e brendshme në Kosovë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munih, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, ka deklaruar Kupina.
Në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Munih pritet të marrin pjesë qindra liderë botërorë dhe përfaqësues të lartë institucionalë. Nga Kosova, sipas njoftimeve, pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
Në këtë konferencë pritet të jetë i pranishëm edhe kryediplomati amerikan, Marco Rubio, i cili do të udhëheqë një delegacion të nivelit të lartë amerikan.
Pjesëmarrje pritet të ketë edhe nga Serbia, ku sipas paralajmërimeve do të marrin pjesë presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Jashtëm Marko Gjuriq dhe disa ministra të tjerë. Po ashtu, edhe vendet e tjera të rajonit do të përfaqësohen me zyrtarë të lartë shtetërorë.
Lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve në konferencë, së bashku me çështjet e sigurisë globale dhe tensionet që lidhen me Iranin./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore











