Kosova
Osmani: Mohimi i gjenocidit nuk do të hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, sot, ka miratuar rezolutën për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Ne do të kujtojmë! Më 11 korrik dhe çdo ditë!, ka thënë ajo.
“Me themelimin e sotëm nga AP e KB-së të Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, bota po u jep brezave të ardhshëm një shans për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica”, tha Osmani.
E para e shtetit tha se njohja është një hap kyç drejt pajtimit dhe luftimit të mohimit të gjenocidit.
“Është thelbësore për shërimin dhe paqen e qëndrueshme, për t’u ofruar paqe nënave të Srebrenicës dhe të gjithë anëtarëve të mbijetuar të familjes, duke siguruar që të dashurit e tyre të mos harrohen kurrë”, ka shkruar presidentja në platformën X.
Për ata që punuan pa u lodhur kundër Rezolutës së sotme: mohimi i gjenocidit nuk do të hapë kurrë rrugën drejt paqes, shtoi Osmani.
“Zërat e atyre që i duruan këto tmerre kur ishin fëmijë na kujtojnë se dhënia fund e mohimit të gjenocidit nuk është thjesht një detyrim politik dhe ligjor, por një detyrë morale kolektive. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në luftën për të vërtetën dhe drejtësinë. Le të udhëhiqemi nga përkujtimi i fortë në fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij: “Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?”, ka shkruar presidentja Osmani në X.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh











