Kosova

Osmani pas fitores ndaj Sllovakisë: Dardanë, faleminderit

Presidentja e Kosovës falënderon Kombëtaren pas triumfit 4:3 në Bratislavë, duke u shprehur: “Historike!. Dardanë, faleminderit!”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar historike fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, përcjell albinfo.ch.

Kosova triumfoi të enjten mbrëma në Bratislavë me rezultat 4:3, duke siguruar kalimin në finalen vendimtare të plejofit, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përmes një reagimi publik, Osmani ka shprehur mirënjohje për futbollistët e Kombëtares dhe për përkushtimin e tyre në këtë sukses të madh.

“Dardanë, faleminderit!”, ka shkruar ajo, duke e cilësuar këtë fitore si një moment krenarie për vendin./Albinfo.ch