Kosova
Osmani: Rritja e infektimeve me COVID-19 kërkon vëmendje urgjente të Qeverisë
Së fundi ka reaguar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas shtimit të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se Kosova ka ‘rrëshqitur’ nga lista e rrëfimeve të suksesshme në mposhtjen e virusit, duke u ngjitur në listën botërore edhe për tri vende për raste të reja shtesë.
“Rritja e konsiderueshme kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”, ka shkruar Osmani.
Kosova deri më tash ka regjistruar 2590 raste me COVID-19, ndërkohë që në këtë bilanc rastet e reja janë rritur me të madhe gjatë qershorit, pas lehtësimit të masave anti-COVID-19.
Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar rikthimin e masave të izolimit nëse vazhdon trendi në rritje i rasteve të reja të infeksionit që ka prekur pothuajse gjithë botën.
Kosovo appears to have flipped the chart from one of the winning stories in defeating Covid-19, to top 3rd country per new additional (+) cases. The concerning significant rise, calls for the urgent attention of the Government & dedication of all in respecting the guidelines. pic.twitter.com/giSwq3ekIl
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 28, 2020
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












