Kosova
Osmani: Serbia është përgjegjëse për krimet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krimet e kryera në Kosovë, përfshirë edhe krimet seksuale ndaj grave.
Osmani i bëri këto komente në takimin që kishte sot me një grup të Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të udhëhequra nga Chantal Soucy, kryetare e Rrjetit të Grave Parlamentare, njëherësh nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të Kebekut në Kanada, raporton Albinfo.ch.
Presidentja dhe delegacioni i Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare diskutuan edhe për kujdesin, të cilin institucionet e Kosovës po e tregojnë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe përpjekjet që, krahas përkrahjes, të sigurohet edhe drejtësi për to, thuhet në një komunikatë nga Zyra e Presidentes.
Presidentja Osmani e njoftoi znj. Soucy edhe me përgatitjet për Forumin për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, i cili sivjet do të mbahet për herë të dytë dhe e ftoi atë dhe gratë parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë që të marrin pjesë në të.
Osmani tha se Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë shërben si instrument i rëndësishëm për promovimin e të drejtave të grave dhe përparimin e mëtejmë të pozitës së tyre në shoqëri dhe pjesëmarrje më të lartë në jetën institucionale.
Ndërkaq Soucy u shpreh e lumtur për vizitën dhe theksoi se do të vazhdojë të punojë për promovimin e mëtejmë të lirive dhe të drejtave të grave./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini Paratë e gatshme, iniciativa SSR, fondi i klimës dhe taksimi individual: një përmbledhje e çështjeve të... -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët












