Kosova
Osmanit i kërkohet shtyerja e zgjedhjeve lokale
Në adresë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka shkuar një kërkesē për anulimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Kjo vjen nga Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla i cili arsyetimin e kërkesës e bën bazuar në rritjen e madhe tê infektimeve në vend, raporton Albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Syla shkruan se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është skandaloz dhe se Kosova është për ‘marre e gjynah’ sa i përket menaxhimit të pandemisë.
Postimi i plotë:
Presidentes…Kërkesë
E nderuar anuloi zgjedhjet lokale per 6 muaj…
Duke e ndjer dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi spo merrni vesh.
PRESIDENTE jemi për marre e gjynah,për menaxhim të Pandemis,Ju lutem jeni bija e një punetore të rrespektuar shëndetsore,e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur,dermuar,ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni.
Nuk po kërkoj takime,foto të qastit e lëmosh,po kërkoj njerzi dhe ndenje.
KRYETARE ANULONI ZGJEDHJET LOKALE DHE FORMONI SA MË SHPEJT NGA JU GRUPIN PËR SHPËTIM NACIONAL NGA PANDEMIA …JEMI KEQ…
ME RESPEKT DR.Blerim Syla.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











