Shkurt.ch
Pa mësim të gjuhës s’ka integrim
Duke mësuar „Sprechen sie Deutsch“ dhe „Lernen lohnt sich“ shteti paguan ata që duan ta mësojnë gjermanishten
Kështu, duke filluar nga muaji janar i vitit 2014 mësimi i gjermanishtes në kantonin e St. Gallen-it përkrahet nga shteti me 400 franga për 40 leksionet e para.
Kantoni, qyteti dhe komunat mbështesin kursin e gjermanishtes deri në nivelin B1 të njohjes së gjuhës. Që konsiderohet njohje e majftueshme gjuhës gjermane për të komunikuar.
Nga ky sistem i i ri financiar, mund të përfitojnë të gjithë qytetarët e St. Gallenit, njofton përmes një letre të dërguar për media në adresë të albinfo.ch departamenti i integrimit me në krye Peter Tobler.
Aplikuesit që dëshirojnë të vizitojnë shkolla për mësim të gjuhës gjermane, duhet të kenë leje qëndrimin e rregulluar B, C, F, L, S ose të kenë shtetësinë zvicerane.
Ndërkohë që vijimi i kursit kushtëzohet në njërën nga shkollat e njohura nga shteti. Gjithashtu të ardhurat vjetore të deklaruara për tatim nuk guxojnë ta kalojnë shifrën mbi 55 mijë si person i vetëm ose të jenë nën 70 mijë frënge tek familjet.
Formularët për aplikim mund të shkarkohen online në faqen zyrtare të kantonit. Ku mes tjerash udhëzimet e radhës se si duhet vepruar në rast të aplikimit, mund ti gjeni të përkthyera edhe në gjuhën shqipe.
B. Dalipi
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











