Lajme
Pacolli dhe Thaçi ende nuk merren vesh
Kryetarët e PDK-së dhe AKR-së, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli sot për dy orë rresht nuk kanë mundur të merren vesh rreth ndarjes së posteve në koalicionin e ardhshëm qeverisës.
Pasi ka dal nga ndërtesa e Qeverisë, ku ka biseduar me Thaçin, Pacolli ka thënë se kanë biseduar për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me formimin e një qeverie stabile dhe funksionale.
“Ne nuk kemi biseduar për çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës”, ka thënë shkurt Pacolli para gazetarëve mediave.
Por, ai nuk ka fshehur haptazi ambiciet për të qenë president, sepse, sipas tij, Presidenca është mundësi e fushëveprimit të tij personal dhe nuk sheh arsye që të mos jetë president i Kosovës.
Pacolli ka thënë se nuk ka marr fund gjithçka sa i përket koalicionit PDK-AKR dhe bëri të ditur se negociatat për ndarjen e posteve do të qartësohet ditëve në vijim.
Pas takimit me Thaçin, mbledhur Kryesia e AKR-së, ka kumtuar se nuk e lëshon postin e presidentit. Zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila gjatë një konferencë për media, ka thënë se AKR-ja, përpos presidentit dhe zëvendësministrit, dëshiron të drejtojë diplomacinë dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. “Presim që PDK-ja ta shqyrtojë ofertën tonë”, ka thënë Kusari-Lila. Oferta e AKR-së për PDK-në ka qenë që Pacolli të zgjidhjet president, ndërsa në ndarjen e posteve ekzekutive t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit dhe pesë ministri. Pas ofertës së AKR-së është mbledhur edhe Kryesia e PDK-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë













