Lajme
Pacolli lobonte që PTK-ja t’i jepet këshilltarit të tij
Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, në gushtin e vitit të kaluar, duke kundërshtuar mënyrën e privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), kishte ofruar si alternativë që PTK-ja t’i jepej nën menaxhim partnerit të tij të biznesit Esad Puskar.
Këshilltari i presidentit Pacolli, përveç që është pronar i firmës italiane “Mabco”, është përfaqësues në tregun ndërkombëtar i “London Capital Market”, një institucion financiar me bazë në Londër, të cilin vitin e kaluar presidenti aktual e kishte prezantuar si biznes të cilit duhej dhënë nën menaxhim PTK-në.
Ideja e tij ishte kundërshtuar nga Qeveria e kaluar. Oferta alternative e Pacollit, sipas tyre, nuk ishte më e favorshme se sa mbledhja e 300 deri në 600 milionë eurove nga shitja e 75 për qind të aksioneve të VALA-s e PTK-së, shkruajnë sot mediat kosovare.
Pacolli e kishte menduar si ofertë për Qeverinë që LCM-ja e partnerit të tij të biznesit dhe këshilltarit të tij Pushkar t’i jepte një kredi prej 400 milionë eurosh Qeverisë, në shkëmbim të menaxhimit të PTK-së për një periudhë prej gjashtë vjetësh.
Për këtë i kishte dërguar letër Qeverisë, ndërsa publikisht mundësinë e marrjes nën menaxhim të PTK-së nga ky institucion financiar e kishte prezantuar zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, shkruar sot Koha Ditore.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













