Lajme
Pacolli merr ftesë për inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesë zyrtare për për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump
Pas liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është edhe Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli që ka pranuar ftesë zyrtare për për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump. Derisa Haradinaj ftesën e ka pranuar para një jave, Pacolli ka marrë këtë javë.
“Komiteti për Inaugurimin Presidencial ju fton që me prezencën tuaj të nderuar të merrni pjesë në inaugurimin e Donal John Tump si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Michael Richard Pence si nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të premten, më 20 janar 2017 në qytetin e Uashingtonit”, shkruan në ftesën dërguar Pacollit, plusuar nga Lajmi.net.
Pra, kjo është ftesë zyrtare dhe e cila është lëshuar nga trupi i vetëm që ligjërisht ka të drejt të bëjë ftesa. Ky trup është Komiteti për Inaugurim, i cili përbëhet nga senatorë, kongresistë dhe njerëz të administratës së presidentit të ri.
Në këtë ceremoni, pritet të marrin pjesë rreth 900 mysafirë nga e gjithë bota. Pacolli ishte president i Koosvës vetëm për një muaj, ndërsa konsiderohet biznesmeni më i pasur kosovar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












