Lajme
Pacolli, uljen e tarifave kufitare e kërkon në BQK
Rrahim Pacolli nuk po dorëzohet. Ai sot i ka kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) që ta miratojë kërkesën për zbritjen e tarifat kufitare për diasporën
Drejtori i kopanisë “Siguria” dhe njëherit kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacolli nuk po dorëzohet, duke kërkuar uljen e tarifave të sigurimit për bashkatdhetarët. Ai sot i ka dërguar kërkesën për shqyrtim dhe aprovim, Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që kjo e fundit t’i ulë tarifat për diasporën.
Siç raportojnë mediat në Prishtinë, Pacolli ia ka dorëzuar kërkesën guvernatorit të BQK-së, Bedri Hamza.
“Në emër të kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme dhe në cilësinë e kryesuesit për bisedime teknike me Serbinë të emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, iu drejtohem me kërkesë për shqyrtim dhe aprovimin e uljes së tarifave të sigurimit kufitar në masë prej 50 për qind për automjetet me pasagjerë. Për 30 ditë qëndrimi tarifat për pagesë të sigurimit kufitar të jetë 20 euro, ndërsa për 15 ditë qëndrimi tarifa për pagesë të sigurimit kufitar të jetë 15 euro”, thuhet në kërkesën e Pacolli drejtuar guvernatorit.
Në këtë kërkesë, siç raporton KP, thuhet se pasi që BQK është rregullator dhe mbikëqyrës i Industrisë së Sigurimeve, kërkohet që të aprovohet ulja e këtyre tarifave.
“Kjo kërkesë është bërë pas premtimeve dhe iniciative të kryeparlamentarit, përfaqësuesve të qeverisë me qëllim që bashkatdhetarët këtë vit të mund të paguajnë policën kufitare me tarifa për 50 për qind më lirë”, thuhet në kërkesën e Pacollit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













