Lajme
Pacolli zgjidhet president i Kosovës
Është dashur raundi i tretë i votimit që Pacolli të zgjidhej president i Kosovës. Ai ka qenë kandidati i vetëm, i nominuar për këtë post
Nga 67 deputetë të pranishëm në seancë, Pacolli, në raundin e tretë mori 62 vota. Për zgjedhjen në këtë post do të mjaftonin 61 vota. Kundër zgjedhjes së Pacollit ishin katër dhe një votë ishte e pavlefshme.
Në raundin e parë për Pacollin kanë votuar 54 deputetë, kundër kanë qenë 11, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.
Ndërsa në raundin e dytë nga 67 deputetë që kanë votuar, për Pacollin kanë votuar 58 deputetë, kundër kanë qenë shtatë, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.
Me zgjedhjen e tij u evitua kriza institucionale që mund të kaplonte Kosovën, ngase nëse nuk do të zgjidhej presidenti, atëherë, në bazë të Kushtetutës, ushtruesi i detyrës së presidentit duhej të shpallte zgjedhje të reja, që duhej të mbaheshin brenda 45 ditëve.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











