Shkurt.ch
Paga dinjitoze për të gjithë, edhe për ata që nuk punojnë!
Iniciativa kërkon të ardhura të pakusht të cilat të gjithë qytetarëve do t`u sigurojnë jetesë të dinjitetshme dhe pjesëmarrje në jetën publike
Qytetarët zviceranë me të drejtë vote do të kenë mundësinë që të votojnë për të drejtën e pagave bazë të pakusht (pavarësisht punës). Siç bën të ditur zyra federale, kompetente për pranimin e iniciativave, kjo iniciativë është pranuar edhe në mënyrë formale, pasi që për të janë grumbulluar 126408 nënshkrime.
Iniciativa kërkon të ardhura të pakusht të cilat të gjithë qytetarëve do t`u sigurojnë jetesë të dinjitetshme dhe pjesëmarrje në jetën publike.
Sipas iniciuesve shuma që do të mjaftonte për ketë është 2500 franga në muaj për person. Për fëmijët do të paguhej sa një katërta e kësaj shume.
Megjithatë në tekstin e iniciativës nuk përmendet shuma në fjalë dhe as burimet se nga do të siguroheshin të ardhurat. Të gjitha këto do të përcaktohen, në rast të pranimit nga populli, në kërkesën që do t`i bëhet parlamentit për ta formalizuar këtë përmbajtje, shkruan nzz.ch.
Mbrapa kësaj iniciative qëndron një komitet me përbërje të larmishme në mesin e të cilëve janë publicisti Daniel Straub, ish zëdhënësi i Këshillt Federal Oswald Sigg, këngëtarja e njohu e rapit Franziska Schläpfer.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














