Shkurt.ch
Paga e shefit të hekurudhave afër 1 milion franga
Afër 1 milion franga ose saktësisht 943698 franga ka qenë paga vjetore e tij në vitin 2013 ose për 90 mijë franga më e vogël se në vitin 2012, kur Meyer kishte “shkelur” milionin
Personi që ka fituar më së shumti në “kategorinë” e menaxherëve të ndërmarrjeve shtetërore në nivel federal në Zvicër është Andreas Meyer, drejtori i Ndërmarrjes Hekurudhore të Zvicrës SBB/CFF. Me gjithë faktin se në vitin 2013 është paguar më pak se në vitin paraprak, paga e Meyer-it ka diferencë të madhe në krahasim me ato të menaxherëve tjerë të ndërmarrjeve shtetërore në Zvicër.
Afër 1 milion franga ose saktësisht 943698 franga ka qenë paga vjetore e tij në vitin 2013 ose për 90 mijë franga më e vogël se në vitin 2012, kur Meyer kishte “shkelur” milionin.
Pagat e kësaj kategorie menaxherësh i miraton Këshilli Federal, i cili e ka bërë këtë të mërkurën për shefin e SBB-së. Ndërsa në raportin për pagat e kuadrove, zvogëlimi i pagës së Meyerit arsyetohet me arritjet më të ulëta që ka pasur ndërmarrja gjatë vitit 2013 krahasuar me vitin 2012.
Në vlerësimin e bërë në muajin mars, qeveria e vendit kishte qenë “vetëm pjesërisht” e kënaqur me performancën e SBB/CFF, shkruan nzz.ch. Sa i përket përpikërisë së trenave dhe asaj se sa të kënaqur kanë qenë klientët, ndërmarrja, sipas qeverisë, ka shënuar një rënie të lehtë.
Pas shefit të SBB-së, vendin e dytë me të ardhura në këtë kategori e ka kryemenaxherja e Postës së Zvicrës., Susanne Ruoff. Ajo gjatë vitit 2013 ka fituar 766732 franga. Ndërkaq shefi i koncernit për prodhim të mjeteve ushtarake RUAG Urs Breitmeier, i cili postin e ka marrë më 1 prill 2013, llogaritur së bashku me paraardhësin e tij gjatë vitit 2013 kanë fituar 845651 franga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













