Lajme
Paga minimale: Fillon një iniciativë e re popullore
Mbledhja e nënshkrimeve për iniciativën popullore të re “Për një pagë minimale të pakushtëzuar” mund të fillojë. Më shumë se 100.000 nënshkrime të nevojshme duhet të dorëzohen deri më 11 tetor 2013, sipas Fletës zyrtare federale të botuar të martën.
Teksti i kërkon Konfederatës që “të sigurojë krijimin e kushteve për një pagë minimale të pakushtëzuar.”Paga minimale duhet t’i mundësojë “popullatës në përgjithësi të ketë një jetë të denjë dhe të marrë pjesë në jetën publike”. Shuma dhe financimi i kësaj rroge duhet të vendosen me ligj nga Parlamenti.
Tetë veta përbëjnë Komitetin e iniciativës në fjalë, duke përfshirë edhe ish-zëvendëskancelarin e Konfederatës, Oswald Sigg. Sipas faqes së internetit të tyre, ata janë një grup shokësh aktivë në lëmin e arteve, dizajnit, filmit dhe politikës. Një konferencë për shtyp është planifikuar për të enjten në Bernë.
Sa për kujtesë
Ideja për një pagë minimale ishte lansuar disa herë pa sukses. Një iniciativë e Unionit të sindikatave zvicerane për pagat minimale ka përfunduar. Ata i kërkojnë Konfederatës dhe kantoneve të nxisin dhe të mbështesin marrëveshjet kolektive të punës.
Por, për sektorët ku nuk është e mundur, një pagë minimale prej 22 frangash në orë do të hyjë në fuqi. Kjo mundëson një rrogë mujore prej 4000 frangash për 42 orë javore.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












