CH-Ballkani
Pajisje zjarrfikësish, donacion nga Zvicra për Gostivarin
Për Shërbimin e Zjarrfikësve në Gostivar, mërgimtari kërçovar, Xhemail Useini ka ndërmjetësuar një donacion nga Zvicra. Bëhet fjalë për pallto e helmeta për zjarrfikës, pajisje ndihmëse, zorrë për hedhjen e ujit me profile të ndryshme, boca dhe maska oksigjeni, si dhe pajisje tjera të nevojshme për punë efikase dhe të sigurt të njësitit të zjarrfikësve.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevza Bejt ka falënderuar mërgimtarin Xhemail Useini për ndërmjetësimin në sigurimin e donacionit nga institucionet zvicerane, njoftojnë mediat lokale nga Gostivari
Vlera e donacionit është diku rreth 80.000 franga zvicerane dhe posedon shumë pajisje të nevojshme për zjarrfikësit e Gostivarit.
„Uroj që këto pajisje asnjëherë mos të përdoren, por për çdo rast të padëshirueshëm zjarrfikësit duhet të jenë të përgatitur dhe pajisur me pajisje të nevojshme për të dalur në ndihmë të qytetarëve. Mërgimtarët tanë e dëshmojnë që nuk e harrojnë vendin e tyre të lindjes dhe japin kontribut që vendlindja e tyre të zhvillohet”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











