Lajme
Pak eksport për në Serbi
Eksporti i Kosovës në gusht 2011 në Serbi ka qenë 1 milion euro, shumë kjo më e larta e eksportit për vitin e kaluar
Kosova po eksporton sasi të njëjtë të mallrave në Serbi. Madje në kohën kur zyrtarisht ka qenë në fuqi embargoja e Serbisë ndaj mallrave kosovare, përkatësisht në gusht 2011, sipas Entit të Statistikave të Kosovës, vendi ka eksportuar më së shumti mallra në këtë shtet fqinj, njofton Zëri.
Eksporti i Kosovës në gusht 2011 në Serbi ka qenë 1 milion euro, shumë kjo më e larta e eksportit për vitin e kaluar.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ka deklaruar se muajin e kaluar Kosova ka eksportuar mallra në Serbi në vlerë prej 491 mijë euro, ndërsa në janar 2012 kishte eksportuar 275 mijë euro.
Bazuar në statistikat zyrtare të ESK-së, eksporti i përgjithshëm i Kosovës gjatë vitit 2011 ka qenë mbi 6 milionë euro, përkundër 300 milionë euro sa është importi i përgjithshëm nga Serbia.
Në dhjetor të vitit 2011 Kosova ka eksportuar mallra në Serbi në vlerë prej 859 mijë euro.
Në dhjetor të vitit të kaluar përqindja më e madhe e eksportit të vendit ishte drejtë Italisë(28 për qind), Shqipëri 11.5 për qind, Maqedoni 10.9%, Zvicër 8.7%, Kinë 7.7 për qind dhe Serbi 4 për qind
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












