Shkurt.ch
Pak ndryshime tek Sigurimet Shoqërore
Zvicra dhe ndryshimet në Sigurimet Shoqërore për vitin 2014. Këtë vit ndryshimet kufizohen në rrafshin e kompensimit të premive dhe kontributet e Sigurimit në rast papunësie.
Kontributet në Arkat e papunësisë
Shkalla e kontributit në Sigurimin e Papunësisë (ALV/AC) për pagën vjetore prej 126’000 Frangave përbënë 2,2%. Për pagat më të larta vjetore deri në 315’000 Franga shkalla e kontributit është 1%, ndërsa tek pagat vjetore mbi 315’000 punëmarrësit lirohen nga pagesa. Risi me këtë rast është se edhe ata me pagë të lartë paguajnë kontributin e solidaritetit prej 1% .
|
Paga bruto |
Punëdhënësi |
Punëmarrësi |
Totali |
|
Kontributi në pagën vjetore deri më 126’000.00 CHF |
1.1% |
1.1% |
2.2% |
|
Kontributi në pagën vjetore mbi (rishtas pa kufizimin lartas) |
0.5% |
0.5% |
1.0% |
Kompensimi i premive
Rishtas kompensimi i premive do tu paguhen Arkave të Shëndetësisë drejtpërdrejt. Nga ana e tyre Arkat shëndetësore do të heqin kompensimet direkt nga premitë. Kush merr të ardhura suplementare kompensimi i premisë do ti përllogaritet si shumë paushall (premitë mesatare kantonal apo regjionale) tek daljet e të ardhurave suplementare. Kjo shumë paushall gjithashtu do tu paguhen drejtpërsëdrejti Arkave shëndetësore. Harxhimet tjera për Arkën shëndetësore i ngarkohen direkt të siguruarit nga ana e Arkës shëndetësore.
Kontrolloje të drejtën tënde për kompensim premish
Kushdo që ka kontraktuar një Sigurim obligues shëndetësor dhe që jeton në rrethana modeste ekonomike, mund të kontrolloj të drejtën për kompensim të premisë. Secili Kanton e ka të përcaktuar, se cilat parakushte duhet plotësuar. Informohuni tek selia e Kantonit Tuaj. Sipas rregullit për kompensimin e premive përgjegjës janë Entet Sociale. Adresën e gjeni tek rubrika “Dienstleistungen der AHV/AVS” në Web-faqen http://www.ahv-iv.info.
Osman Osmani
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













