Kosova
Pamje fantastike të Kosovës nëpërmjet dronit
Ylber Kabashi, një i ri kosovar, nëpërmjet një videoje fantastike, tregon bukuritë e Kosovës.
Iu desh vetëm një dron dhe kreativiteti që t’i tregojë botës se Kosova është tepër e bukur.
Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe transit. Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga popullsia e vet, e po ashtu edhe për të huaj, për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim.
Nëpërmjet një videoje treminutëshe, Ylberi ka kapur pamje mahnitëse të vendeve më të bukura në Kosovë.
“Ky projekt domethënës do të shpalosë disa nga bukuritë spektakolare në natyrën e Kosovës. Gjatë xhirimeve të tyre, unë vazhdimisht u kujtova për njerëzit, falë kujt mund të dalim dhe të vizitojmë këto vende sa herë që duam. Ata mbeten heronjtë e mi! I dashur shikues, unë jam Ylber Kabashi. Ky është vendi im. Kjo është Kosova. Ju lutemi shijojeni me anë të këtyre pamjeve”, është përshkrimi i thjeshtë i djaloshit që ka bërë mrekulli nëpërmjet një xhirimi të shkurtër. /Albinfo.ch
https://www.youtube.com/watch?v=ldBv64yebgg&feature=emb_title
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













