Lajme
Panama dhe Kanada, kundërshtarët e reja të Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar edhe dy ndeshje miqësore për përfaqësuesen e Kosovës, kundër Panamasë dhe Kanadasë. Ndeshjet luhen në SHBA
Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar edhe dy miqësore të reja me të cilat do të ballafaqohet kombëtarja e Kosovës në Futboll. Sipas një njoftimi, skuadra e përzgjedhësit Albert Bunjaki do të ndeshet me kombëtaren e Kanadasë dhe atë të Panamasë.
Të dyja takimet do të zhvillohen jashtë Evropës. Kosova do të luajë me Panamanë në New York më 9 tetor, kurse vetëm tri ditë më vonë do të ballafaqohet me Kanadanë në Chicago.
“Kemi arritur marrëveshje që të luajmë miqësore me Kanadanë dhe Panamanë. Nga këto dy duele, Federata e Futbollit të Kosovës do të përfitojë 100 mijë euro. Jemi të lumtur për këtë pasi edhe ne po përfiktojmë nga miqësoret”, ka deklaruar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës , Fadil Vokrri.
Ky lajm vjen pas humbjes së thellë të kombëtares së Kosovës kundër Turqisë 6:1. Djelmoshat e Bunjakit kanë thënë se nuk kanë kohë t’i vuajnë pasojat e humbjes, sepse të dielën me 25 maj do të ndeshen në Gjenevë të Zvicrës kundër kombëtares së Senegalit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











